Shala në Reshtan, prezanton prioritetet në mandatin qeverisës për këtë fshat

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ardian Shala ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

14.10.2021 / Zgjedhjet

Shala në Reshtan, prezanton prioritetet në mandatin qeverisës për këtë fshat
Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Ardian Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e fshatit Reshtan.


Ai ka thënë se ndryshimi në qeverisje, do të sjell ndryshim edhe në Reshtan. Cilësia e jetës së qytetarëve do të jetë më e mirë, sepse qeverisja jonë është ndryshe, me barazi para ligjit, transparencë dhe llogaridhënie.

Shala me kandidatin për Asamblenë komunale, Qëndrim Morina konfirmuan se me qeverisjen e tyre që po vije, do të përfundojmë të gjitha rrugët lokale, ndriçimi i tyre, krijimi dhe kujdesi për hapësirat e gjelbra, hapja dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore, renovimi i varrezave dhe lapidarit të Martirëve, rregullimi dhe meremetimi i kanalizimit, ujërave të zeza dhe atmosferike, rregullimi i oborrit të shkollës dhe një fushe të futbollit.

“Qeverisja e mirë po vije!”, ka thënë Ardian Shala.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *