Ardian Shala në Gjinoc, prezanton prioritetet për këtë fshat

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Gjinoc. Shala së bashku me Arben Hamzaj, kandidati për Asamble Komunale, biseduan […]

Ardian Shala në Gjinoc, prezanton prioritetet për këtë fshat Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Gjinoc.

Shala së bashku me Arben Hamzaj, kandidati për Asamble Komunale, biseduan me banorët për projektin qeverisës të LDK gjatë katër viteve të ardhshme. Ata kanë besim në vizionin e LDK-së dhe këtë e konfirmuan me zotimin për fitoren e qeverisjes së mirë pas 17 tetorit.

Po ashtu, Shala ka theksuar se mbështetja për investimet kapitale që kemi planifikuar gjatë qeverisjes time është motivimin për të punuar në interes të një jete më të mirë për të gjithë.

Këtë ua bëri të ditur se gjatë mandatit të tij do të realizohet projekti për parkun rekreativ e sportiv në Pazhik, projekti i ujëmbledhësve atmosferik nga shtëpia e Nuhi Hamzajt e deri në magjistralen dhe ai në lagjen Haxhiaj, rrethoja dhe trotuari me parking te ambulanca, rrethoja e oborrit të shkollës dhe rregullimi i hapësirës së lojërave për fëmijë, asfaltimi i rrugës “Tuma Ilire”, rregullimi i rrugës “Shpëtimi” faza e parë dhe ndërtimi i trotuareve dhe hapësirave gjelbëruese në fshat.

Gjithashtu, ai shtoi se këto janë investimet që nuk do të jenë të vetmet sepse projekti ynë për këtë fshat do të fokusohet edhe në hapjen e vendeve të reja pune duke subvencionuar ekonominë private të orientuar në prodhim.

“Falënderoj banorët e Gjinocit për mbështetjen e fuqishme për LDK-në! Suhareka për të gjithë!”, ka thënë Shala.