Pak interesim nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale, kjo është arsyeja

  • 08.10.2021
Pak interesim nga diaspora për të votuar në zgjedhjet lokale, kjo është arsyeja

E për të votuar për këto zgjedhje kanë aplikuar vetëm 15 mijë e 532 qytetarë si votues jashtë vendit, kjo dukshëm më pak se në zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën vitin e kaluar.

Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim tha se mërgimtarët të cilët kanë aplikuar për të votuar kanë afat vetëm deri me 15 tetor për t’i dërguar fletëvotimet në KQZ.


“Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, u shpreh Elezi.

Ndërsa për numrin e vogël të mërgimtarëve të cilët kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit, për FrontOnline, ka folur ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu.

Ai tha se janë disa faktorë të cilët kanë ndikuar që diaspora të mos ketë interesim për të votuar.

“Mendoj që mos respekti që po i bëhet diasporës në një mënyrë duke mos bërë më shumë për ta dhe premtimet të cilat nuk po i realizojnë, duke filluar nga targat, trajtimi i tyre në kufi e deri të përfaqësimi i tyre në Kuvend, është kërkesa që të këtë një përfaqësim jo vetëm në nivelin lokal por edhe në kuvend e Qeveri. Një tjetër arsye mund të jetë edhe zhgënjimi nga Qeveria e Kosovës për të cilët kanë bërë shumë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, tha ai.

Baraliu tha se edhe procedurat burokratike për të votuar kanë ndikuar që diaspora të mos ketë interesim për të votuar dhe për këtë, ai ndryshimin e ligjit për zgjedhje po e sheh si mundësi të mirë për të i ‘u mundësuar atyre që të votojnë.

Lidhur me aplikimin e mërgatës për të votuar për zgjedhjet lokale në Kosovë kanë folur edhe nga organizata “Germin”.

“Numri ne zgjedhjet lokale ka qenë gjithmonë më i vogël, kjo për arsye si: Mungesa e thirrjeve nga partitë politike për të votuar në këto zgjedhje lokale, pra duke mos i bërë si te rëndësishme sa që janë ato nacionale. Andaj kjo mungese e thirrjeve dhe mos zhvillimit te kampanjave zgjedhore në degët e partive ne diasporë ndikon në mos interesimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga kjo organizatë thonë së kanë bërë thirrje që diasporës t’iu mundësohet që të votojnë në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë