1.
2.
Bytyçi takohet me Shoqatën e Bizneseve të Suharekës, diskutohet për hapjen e vendeve të reja të punës
26.09.2025
Kandidati për Kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyçi sot gjatë ditës së premte është takuar me Shoqatën e Bizneseve në Suharekë.
Bytyçi ka njoftuar se sot së bashku me disa nga kandidatët për Asamble Kumunale, kanë zhvilluar një takim me Shoqatën e Bizneseve të Suharekës, ku u diskutua për mundësitë që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
Ai tutje ka shtuar se qeverisja e tij në fokus do të ketë qytetarin duke i mbështetur me vende të reja të punës dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë.
Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi nga LVV shprehet se Suhareka meriton zhvillim të qëndrueshëm dhe një të ardhme ku çdo familje ndjen ndryshimin.