Haradinaj i bindur se Suharekën e fitojnë pa balotazh

11.09.2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet lokale që janë planifikuar të mbahen më 17 tetor. Kryetari i AAK-së ka thënë se partia që ai e drejton do t’i fitojë pa balotazh gjashtë komunat në të cilat po qeverisë aktualisht. Në mesin e komunave që Haradinaj ka thënë […]

Haradinaj i bindur se Suharekën e fitojnë pa balotazh Foto: Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet lokale që janë planifikuar të mbahen më 17 tetor.

Kryetari i AAK-së ka thënë se partia që ai e drejton do t’i fitojë pa balotazh gjashtë komunat në të cilat po qeverisë aktualisht.

Në mesin e komunave që Haradinaj ka thënë se AAK do t’i fitojë pa balotazh është edhe Komuna e Suharekës, e cila aktualisht po udhëhiqet nga Bali Muharremaj njëherish edhe kryetari i AAK-së dega Suharekë.

Po ashtu, kryetari i këtij subjekti politik ka thënë se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së kanë dëshmuar një kualitet të mirë të qeverisje gjatë mandatit të tyre 4-vjeçar.

Ai ka shtuar se në Junik, Deçan, Gjakovë, Rahovec, Klinë dhe Suharekë do të fitojnë në raund të parë në këto komuna, pa balotazh.

Gjithashtu, Haradinaj ka theksuar se kryetarët e komunave nga AAK kanë bërë punë të mirë, qeverisje të mira, pa skandale, duke shtuar se janë të motivuara dhe se punojnë.

I pari i AAK-së ka thënë se përveç këtyre komunve, ka shpresë që edhe në komunat e tjera që nuk udhëheqë aktualisht të ketë rezultate të mira në zgjedhjet e 17 tetorit.