Ardian Shala në Vraniq, para qytetarëve shpalos projektet për këtë fshat

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala së bashku me bartësin e listes për asamble komunale, Shefket Kolgeci dhe kandidati për asamble komunale, Selman Kolgecin, sot vizitoi banorët […]

Ardian Shala në Vraniq, para qytetarëve shpalos projektet për këtë fshat Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala së bashku me bartësin e listes për asamble komunale, Shefket Kolgeci dhe kandidati për asamble komunale, Selman Kolgecin, sot vizitoi banorët e fshatit Vraniq.

Ai tha se LDK është forcë, burim i ideve dhe veprave me përkushtim ku zgjidhja e problemeve bëhet me lehtë. Qeverisja e mirë me synime të qarta zhvillimore është çelësi kryesor që trason dhe hap rrugët dhe perspektivën.

Para qytetarëve, Shala shpalosi projektet që do t’i realizojnë gjatë qeverisjes së tij, e që janë:

Rruga dhe rrethoja e varrezave, Zgjidhja e problemit të ujit, Ndërtimi i të gjitha rrugëve lokale, Ndërtimi i AMF-së në fshat, Ndërtimi i kanalizimit në fshat, Hapja dhe rregullimi i rrugëve malore, Rregullimi i shtigjeve të ecjes dhe Ndërtimi i fushës sportive multifunksionale.

Po ashtu, ai tha se këto janë zotimet tona që për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes time do të bëjnë ndryshimin thelbësor edhe në fshatin Vraniq.

“Bashkë do ta bëjmë ndryshimin. Suhareka për të gjithë!”, ka theksuar Ardian Shala.