Tragjedi në Prizren: Zjarr në një shtëpi banimi, humb jetën një fëmijë 1-vjeçar

30.12.2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një zjarri në një shtëpi banimi ka humbur jetën një fëmijë rreth moshës një vjeç.

Tragjedi në Prizren: Zjarr në një shtëpi banimi, humb jetën një fëmijë 1-vjeçar Foto: Ilustrim

Sipas informacioneve zyrtare, sot më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e këtij zjarri fatal, një foshnjë ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë ekspozimi ndaj tymit.

Nga i njëjti incident, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar me kohë dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Gjendja e tyre është duke u monitoruar nga stafi mjekësor.

Njësitë emergjente, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës, duke arritur ta lokalizojnë zjarrin pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë ende në vendin e ngjarjes për të siguruar zonën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe janë duke u hetuar nga organet kompetente. Autoritetet kanë bërë të ditur se rrethanat e plota të incidentit do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More