Prizren, tentojnë të fusin drogë në rroba për të paraburgosurin, zbulohen nga zyrtarët korrektues

17.12.2024

Një tentativë për kontrabandë me substanca të dyshuara narkotike është parandaluar nga zyrtarët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Prizren, tentojnë të fusin drogë në rroba për të paraburgosurin, zbulohen nga zyrtarët korrektues Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite familjare, kur zyrtarët zbuluan një qese me substanca të dyshimta të fshehura në rrobat që familjarët kishin sjellë për një të paraburgosur.

Pas zbulimit të menjëhershëm të materialit të dyshuar, autoritetet kanë vepruar shpejt duke njoftuar Policinë e Kosovës. Policia ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit dhe ka kryer një bastisje në dhomën e të paraburgosurit. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar përkushtimin e tij në luftimin e dukurive negative brenda institucioneve korrektuese. Në postimin e tyre ne Facebook, theksohet se ky institucion nuk do të qëndrojë duarkryq përballë veprimeve që rrezikojnë rendin dhe sigurinë.

https://www.facebook.com/SherbimiKorrektuesiKosoves/posts/pfbid02aLpndigiTxhNfgPdrgjnYApsgrLPZffF9TiPpUTezGkejcnauXdWaY74G76Qhhcpl
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More