Prizren: Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme të objektit në hapësirat e ish-ndërmarrjes “Farmakos”
Drejtues të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, dyshojnë se objektit i cili u përfshi nga një zjarr i madh të shtunën në mbrëmje, i është vënë flaka qëllimshëm. Në anën tjetër, iu bëhet thirrje organeve shtetërore që të zbardhin urgjentisht rastin e djegies së kësaj ndërtese të vjetër në Zonën e Dytë të […]
Drejtues të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, dyshojnë se objektit i cili u përfshi nga një zjarr i madh të shtunën në mbrëmje, i është vënë flaka qëllimshëm.
Në anën tjetër, iu bëhet thirrje organeve shtetërore që të zbardhin urgjentisht rastin e djegies së kësaj ndërtese të vjetër në Zonën e Dytë të Mbrojtjes.
Drejtori për Emergjenca dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj, thotë se me të marrë informacionin për shpërthimin e zjarrit në objektin e hapësirave të ish Farmakos-it, kemi dalur në vendngjarje.
Ai thotë se ende nuk e kemi raportin e detajuar rreth ngjarjes, ndërsa ngrit dyshime për zjarrëvënie të qëllimshme.
Drejtori Dakaj, tregon se ku i bazon dyshimet për zjarrëvënies të qëllimshme të këtij objekti që ndodhet në Zonën e Dytë të Mbrojtjes. Ai thotë në fund se, jemi në pritje të raportit me të cilin është duke u marrë QRTK-ja, e më pas do të shohim mënyrat e veprimit të mëtejmë rreth objektit të djegur, raporton tvprizreni
Ndryshe, Policia ka njoftuar se në rrethana të panjohura është djegur kjo ndërtesë dhe se rasti po hetohet, ndërkaq OJQ “ Ec ma ndryshe”, përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin lidhur me degradimin e shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren, dhe i bën thirrje organeve shtetërore që të zbardhin urgjentisht rastin e djegies së kësaj ndërtese të vjetër në Zonën e Dytë të Mbrojtjes.
“Ec ma ndryshe” konsideron se të gjitha organet përgjegjëse shtetërore, pa përjashtim, duhet të veprojnë me seriozitet të plotë për zbatim të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren.