Prizren, arrestohet i dyshuari, tentoi të kryejë marrdhënie pa dëshirën e viktimës

para 52 dite

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Prizren, ku një mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të dhunojë të dashurën e tij.

Prizren, arrestohet i dyshuari, tentoi të kryejë marrdhënie pa dëshirën e viktimës

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 30 nëntor rreth orës 18:00. I dyshuari, me anë të dhunës dhe pa pëlqimin e viktimës femër, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Pas kallëzimit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky incident tronditës vjen si një kujtesë e rëndësishme për nevojën për të luftuar dhunën ndaj grave dhe për të siguruar një shoqëri më të sigurtë për të gjithë.

Etiketat

Ofertat e fundit