Përurohet Stacioni i ri Policor në Mamushë, një investim i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve

para 41 dite

Në një ceremoni solemne, sot u inaugurua objekti i ri i Stacionit Policor në Komunën e Mamushës.

Përurohet Stacioni i ri Policor në Mamushë, një investim i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve

Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të pranisë së Policisë së Kosovës në këtë zonë dhe përmirësimit të shërbimeve të sigurisë për banorët.

Ceremoninë e përurimit e udhëhoqën personalitete të shquara, përfshirë Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Damka, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Hoxha, drejtorin e Drejtorisë Rajonale Prizren dhe kryetarin e Komunës së Mamushës, z. Krasniq.

Gjatë ceremonisë, kolonel Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Mamushës dhe veçanërisht për kontributin e Kryetarit të Komunës, z. Krasniq, Komandantit të Stacionit në Mamushë, Toger Orqusha dhe mbikëqyrëses së projektit, znj Latifi. Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, u ndanë mirënjohje për këta individë.

Objekti i ri i Stacionit Policor në Mamushë është një investim i rëndësishëm që do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës në këtë rajon. Me këtë investim, policia do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime më efikase dhe të përgjigjet më mirë ndaj nevojave të qytetarëve.

Etiketat

Ofertat e fundit