Policia ngrit alarmin: pronarë sallonesh veturash të dyshuar për fajde

04.02.2026

Ai bëri të ditur se lidhur me këtë fenomen në vend është krijuar një task-forcë e veçantë. Sipas rezultateve të deritanishme, Hoxha tha se janë zbuluar tri forma të fajdeve që po praktikohen në Kosovë. Ndër to, ai përmendi edhe pronarët e salloneve të veturave, për të cilët tha se janë duke u hetuar për […]

Ai bëri të ditur se lidhur me këtë fenomen në vend është krijuar një task-forcë e veçantë. Sipas rezultateve të deritanishme, Hoxha tha se janë zbuluar tri forma të fajdeve që po praktikohen në Kosovë.

Ndër to, ai përmendi edhe pronarët e salloneve të veturave, për të cilët tha se janë duke u hetuar për përfshirje në fajde.“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë.

Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde.

E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde.” ka thënë Hoxha.