Vërshimet e lumit Toplluha shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në Mamushë
07.01.2026
Lumi Toplluha ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, duke prekur veçanërisht serat në komunën e Mamushës.
Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së nivelit të ujit, shumë parcela bujqësore janë vërshuar, ndërsa serat vazhdojnë të jenë ende të përfshira nga uji.
Bujqit e zonës raportojnë dëme të mëdha në prodhimet bujqësore, ndërsa situata mbetet shqetësuese për shkak të nivelit të lartë të ujit që ende nuk është tërhequr.
Autoritetet lokale dhe ekipet përkatëse janë në terren duke monitoruar gjendjen dhe duke vlerësuar dëmet e shkaktuara.
