Kosova, një perlë e fshehur në Ballkan, tërheq vëmendjen e një numri në rritje të turistëve nga e gjithë bota

04.01.2025

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2024, Kosova ka regjistruar një numër rekord prej 316,868 vizitorë.

Kjo shifër tregon një rritje të konsiderueshme të interesit për vendin tonë, duke e pozicionuar Kosovën si një destinacion turistik në ngritje në rajon.

Prizreni, kryeqyteti kulturor i Kosovës, është padyshim qyteti më i vizituar, me mbi 109,810 turistë. Buzë lumit Lumbardh, me arkitekturën e saj dhe atmosferën e qytetit të vjetër, Prizreni është një magnet për turistët që kërkojnë një përvojë autentike ballkanike.

Peja, me peisazhet e saj malore dhe parkun kombëtar të Rugovës, nuk mbetet pas. Ky qytet i ka tërhequr mbi 157,630 vizitorë, të cilët janë magjepsur nga natyra e virgjër dhe mundësitë e shumta për aktivitete në natyrë.

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, me kombinimin e saj të arkitekturës moderne dhe tradicionale, është një tjetër destinacion popullar, me mbi 123,520 vizitorë. Jeta e natës e gjallë, restorantet e shumta dhe oferta kulturore e pasur e bëjnë Prishtinën një qendër tërheqëse për të rinjtë dhe për ata që kërkojnë një atmosferë më dinamike.