Hajnat vjedhin ari dhe një pistoletë në një shtëpi në Prizren
Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një banesë dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme ari dhe një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:45 në rrugën Tahir Gashi. Sipas deklaratës së viktimës, hajdutët kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë marrë bizhuteri të ndryshme prej ari, si dhe një pistoletë me 40 fishekë.
Policia e Kosovës është njoftuar menjëherë për këtë rast dhe ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorët e kësaj vepre penale.
Në këtë fazë, policia po mbledh të gjitha provat e nevojshme për identifikimin e autorëve dhe për zbardhjen e rrethanave të kësaj vjedhje. Shërbimet e policisë bëjnë thirrje tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast, ta njoftojnë menjëherë organet e rendit.