Grabiten stoli në Prizren, një person i maskuar depërton në shtëpi

29.08.2025

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e 28 gushtit në Prizren, ku një burrë i maskuar ka depërtuar me forcë në një shtëpi private.

Autori ka arritur të marrë dy stoli dore dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Sipas raportit të policisë, pronari i shtëpisë, një mashkull kosovar, ka njoftuar autoritetet për incidentin. Ai ka deklaruar se i dyshuari, i cili ishte i maskuar, e ka sulmuar në shtëpinë e tij.

Fatmirësisht, nga kjo grabitje nuk ka pasur persona të lënduar. Pas marrjes së stolive të dorës, grabitësi u largua shpejt nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast dhe Prokurori i Shtetit është njoftuar për të ndjekur procedurat e mëtejshme.