Gjendet granatë dore pranë Postës në Prizren, arrestohet 22-vjeçari

para 48 dite

Një granatë dore është gjetur në afërsi të Postës në Prizren. Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar 22-vjeçar në lidhje me këtë rast.

Gjendet granatë dore pranë Postës në Prizren, arrestohet 22-vjeçari Foto: Fragmentation grenade with hole, on camouflage clothing. High quality photo

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se një patrullë policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin dhe të sigurojë mjetin shpërthyes.

“Rreth orës 15:35 kemi marrë informatën nga qendra komunikuese se një i dyshuar ndodhet në një restorant në qendër të Prizrenit dhe në xhepin e xhaketës mban një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granatë dore”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, të gjitha njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Deri më tani nuk dihen motivet e rastit.

Forca e Sigurisë së Kosovës është informuar gjithashtu për këtë incident.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbuluar motivet e këtij akti dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Etiketat

Ofertat e fundit