1.
Gara për kryeprokuror në Prizren, prin Petrit Kryeziu
20.12.2024
Paneli Vlerësues i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka përfunduar intervistat për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, në kuadër të procedurës së zhvilluar më 17 dhjetor 2024, bazuar në Rregulloren 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorëve.
Petrit Kryeziu, po i prinë garës i vetëm për Kryeprokuror në Prizren.
Ai është vlerësuar me një rezultat prej 97.6 pikësh nga Paneli Vlerësues.
Në fund të muajit dhjetor, Këshilli Prokurorial i Kosovës pritet të mbajë një takim për të votuar kandidatët për kryeprokuror në disa prokurori të Republikës së Kosovës, përfshirë atë në Prizren. Rezultati përfundimtar i votimit do të përcaktojë zyrtarisht emërimin e Kryeprokurorit.
