Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, jep dorëheqje nga të gjitha funksionet publike dhe partiake

06.12.2025

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat publike dhe partiake që mbante deri më tani.

Përveç detyrës si drejtor, Lamaj ka dorëzuar mandatin si anëtar i Kuvendit Komunal dhe ka hequr dorë nga të gjitha funksionet brenda degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren.

Ai bëri të ditur se dorëheqjen e ka ofruar gjatë një takimi miqësor me kryetarin e komunës, Shaqir Totaj. “Dje takova kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor, i ofrova dorëheqjen time. Ai më dëshiroi shumë shëndet, kurse unë i urova suksese në qeverisjen e re katërvjeçare”, deklaroi Lamaj.

Në një mesazh të hapur, Lamaj falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen dhe përkushtimin gjatë kohës që ka shërbyer në detyrë. “Faleminderit të gjithë atyre që bashkëpunuan me mua sinqerisht!”, tha ai.

Screenshot