Dragashi vazhdon të ketë probleme me rrugët pas reshjeve të borës
Komuna e Dragashit është përballuar për disa ditë me reshje bore, ku disa prej fshatrave edhe janë bllokuar. Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur situatën aktuale të rrugëve. Ai ka thënë se ende po vazhdon problemi i gjendjes së rrugëve pasi për shkak të temperaturave të ulëta kanë ngrica. “Tash […]
Komuna e Dragashit është përballuar për disa ditë me reshje bore, ku disa prej fshatrave edhe janë bllokuar.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka bërë të ditur situatën aktuale të rrugëve.
Ai ka thënë se ende po vazhdon problemi i gjendjes së rrugëve pasi për shkak të temperaturave të ulëta kanë ngrica.
“Tash për tash nuk kemi reshje, mirëpo gjendja e rrugës është ende e vështirësuar sidomos në fshatrat të thella, rrugët magjistrale janë lira, kurse rrugët lokale kanë ngrica po duhet të kenë kujdes. Pak a shumë jemi stabilizuar, niveli qendror na kanë jep mbështetje edhe Ministria e Infrastrukturës edhe operatorët tjerë janë munduar që qyetaret ti kenë rrugët e hapur dhe të kenë qasje”, ka thënë ai për Dukagjinin.