Arrestohet një person në Vërmicë, policia i sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

18.08.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare të Vërmicës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Arrestohet një person në Vërmicë, policia i sekuestron armë dhe pajisje ushtarake Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, nga vetura e të dyshuarit janë sekuestruar: një pushkë automatike me tre karikatorë dhe 68 copë municion, një pistoletë me karikator dhe 20 fishekë, një pushkë ajrore me 10 fishekë, dy thika, një palë rroba ushtarake pa emblema, një maskë ushtarake dhe një çantë ushtarake.

Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari – shtetas i Kosovës – është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë, ndërsa armët dhe pajisjet e gjetura janë sekuestruar si prova materiale.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More