Aksident i rëndë në Prizren – Vetura godet një femër në vendkalimin për këmbësorë

24.11.2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “De Rada” në Prizren, ku një veturë ka përplasur një femër në vendkalimin e këmbësorëve.

Sipas një video-incizimi të publikuar nga RTV Besa, shihet momenti kur këmbësorja po kalonte në vijat e bardha, ndërsa një automjet e godet me shpejtësi, duke e hedhur disa metra më tutje. Pamjet e rënda po qarkullojnë tashmë në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarës, ndërsa autoritetet e rendit pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të procedurave hetimore.