[VIDEO] Hapja solemne e dekorimit të qytetit, për festat e fundvitit!
- 13.12.2018
![[VIDEO] Hapja solemne e dekorimit të qytetit, për festat e fundvitit!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2018/12/ndricim.jpg)
Kryetari i Komunës së Suharekës i shoqëruar nga shumë qytetarë, nga stafi i tij ka bërë hapjen solemne të dekorimit të qytetit për nder të festave të fundvitit.
Emocione të veçanta kanë pasur një numër i madh i fëmijëve duke u ndier tejet të gëzuar nga momentet e ndriçimit të qytetit.
Gjatë tërë kohës Bali Muharremaj ka shkëmbyer biseda me qytetarët pjesëmarrës dhe fëmijët e tyre duke dhuruar kapela.
Kryetari u shpreh se nuk do të ndalet me kaq pasi që për vitet e ardhshme do të përkushtohet më shumë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në veçanti fëmijëve.