Zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme edhe në Gjinoc të Suharekës

05.08.2021

Tash e sa ditë, Komuna e Suharekës është përfshirë nga zjarri. Por, gjatë ditës së sotme zjarri ka kapluar fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës. Si pasojë e zjarrit të madh, edhe një shtëpi është kapluar nga flakët, por fatmirësisht intervenimi i shpejtë ka bërë që të shuhet zjarri. Në vendngjarje kanë dalur Policia e […]

Zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme edhe në Gjinoc të Suharekës Foto: Ilustrim

Tash e sa ditë, Komuna e Suharekës është përfshirë nga zjarri.

Por, gjatë ditës së sotme zjarri ka kapluar fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës.

Si pasojë e zjarrit të madh, edhe një shtëpi është kapluar nga flakët, por fatmirësisht intervenimi i shpejtë ka bërë që të shuhet zjarri.

Në vendngjarje kanë dalur Policia e Kosovës, zjarrfikësit si dhe banorët e fshatit.

Si në fshatrat e tjera edhe në këtë fshat zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.