Kurti në Suharekë: Jam këtu për t’u njoftuar për së afërmi me gjendjen e krijuar

03.08.2021 / Suhareka

Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, që në orët e mëngjesit ka vizituar Komunën e Suharekës, pas shpërthimit të zjarreve që disa ditë në disa pjesë të kësaj komune.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës z, Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit të cilët janë shprehur se fatmirësisht përveç dëmëve materiale pasoja tjera nuk kemi.


Kyreminsitri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se: “Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjën pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë Komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqëndruar te nevojat urgjente së pari.

Edhe kryetari Muharremaj, ka bashkëbiseduar me banorët e Studençanit është interesuar për gjendjën e tyre edhepse gjatë gjithë kohës kryetari ka qenë në terren gjatë gjendjës së krijuar nga shpërthimet e fuqishme të zjarreve.

Nga Njësiti i Zjarrëfikësve në Suharekë, kryeministri dhe kryetari i Komunës janë njoftuar me gjendjen momentale në rajonet e prekura nga zjarret.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *