Dëmet nga vërshimet e janarit, kompensohen 128 familje në Suharekë

Dëmet nga vërshimet e janarit, kompensohen 128 familje në Suharekë
Eurolinda Zenelaj

19.04.2021 / Suhareka

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Komuna e Suharekës është prekur nga vërshimet, dëmet e të cilave arrijnë shumën afër 1 milonë euro.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani në një intervistë për SuharekaOnline, ka bërë të ditur se reshjet e 08-11 janarit të këtij viti kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, bujqësi, ekonomi familjare dhe dëme të tjera, për të cilat janë ndarë mjete nga fondi emergjentë i komunës në vlerë prej 70 mijë euro.

Sipas Shabanit këto mjete prioritet kanë rrugët e dëmtuara, si ajo në fshatin Peqan e cila ka qenë me kubëza, e që tani do të asfaltohet në mënyrë që të mos ketë dëmtime të një pas njëshme.

Ai poashtu ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës pas vërshimeve ka ndarë 1 milionë euro për të gjitha komunat e prekura, e që nga kjo shumë për Komunën e Suharekës janë ndarë 58 mijë euro.

”Qeveria e Kosovës pas reshjeve, ka marrë vendim që të ndajë 1 milionë euro për të gjithë teritorin e Kosovës, nga kjo shumë Suharekës i janë ndarë vetëm 58 mijë euro, natyrisht dëmet kanë qenë më të mëdha se kaq, mirëpo ne jemi mundu që këto mjete, kërkesat për ekonomi familjare dhe dëmet, për t’i mbulu për ekonomi familjare, respektivisht për amvisëri, kërkesat kanë qenë për 178 familje dhe të gjitha këto ne i kemi ndarë proporcionalisht për 30% sepse kërkesa ka qenë për 178 mijë euro, ndërsa neve na kanë ardhë vetëm 58 mijë euro” ka thënë Shabani.

LEXO EDHE:  Për 3 muaj në Suharekë u hapën 68 dhe u shuan 11 biznese

”Pagesa është realizu, ne si drejtori i kemi marrë të gjitha masat që nga kërkesat kur i kanë paraqit të dëmtuarit me shkrim, i kemi shqyrtuar kërkesat dhe kemi krijuar një list dhe e kemi dërguar në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe të gjitha pagesat janë përfunduar në javën e kaluar” ka shtuar ai.

Ndër tjerash, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani ka thënë se nga 58 mijë eurot e ndara për këtë komunë, kanë përfituar 128 familje, vlera e pagesave është nga 100 deri në 700 euro.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit