Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21

19.03.2024

Gjyqtar kosovar, Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen kualifikuese U21 për Euro 2025.

Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese U21 Foto: Ilustrim

Nuza do ta drejtor ndeshjes në mes Belgjikës dhe Maltës, e cila zhvillohet më 21 mars.

Në këtë ndeshje, Nuza do të ketë për asistentë dy gjyqtarë të tjerë kosovar, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.

Kësisoj, me një përvojë të gjatë në ndarjen e drejtësisë dhe me një përkushtim të vazhdueshëm për të ngritur standardet, Nuza dhe bashkëpunëtorët e tij do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në një tjetër paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare.