Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës, Genc Nuza kryesor

25.11.2025

UEFA ka caktuar gjashtë gjyqtarë nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Sigma Olomouc dhe NK Celje, që do të zhvillohet të enjten në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Takimi pritet të zhvillohet në “Andruv Stadion” nga ora 18:45, dhe përveç sfidës së dy klubeve shqiptare, Drita-Shkëndija, tifozët kosovarë do të kenë mundësinë të ndjekin edhe performancën e gjyqtarëve vendorë në këtë ndeshje ndërkombëtare.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj, ndërsa në VAR do të ndodhen Dardan Çaka dhe Lirim Jashari.

Ky është një moment i rëndësishëm për futbollin kosovar, duke treguar përfaqësimin e tij në skenën ndërkombëtare dhe besimin e UEFA-s në gjyqtarët e vendit tonë.