Lojtari i FC Ballkanit, Diar Vokrri ftohet nga Kosova U21 për kualifikueset e Europianit
Mesfushori i talentuar i FC Ballkanit, Diar Vokrri, është ftuar sërish nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani për të qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21 në ndeshjet e tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.
Ftesa e radhës për Vokrrin vjen si konfirmim i formës së tij të mirë me kampionët nga Suhareka dhe vazhdimësisë që po tregon në skenën vendore. Ai pritet të jetë një nga prurjet kyçe të “Dardanëve” të rinj në përballjen e radhës.
Kosova U21 do të përballet me San Marinon më 14 tetor 2025, me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.
Klubi FC Ballkani ka uruar futbollistin e vet për këtë ftesë të merituar, duke i dëshiruar suksese dhe paraqitje të denjë me fanellën e Kosovës.
Kjo përfaqësim është një tjetër dëshmi e angazhimit të Ballkanit për zhvillimin e talenteve të rinj dhe kontributit të vazhdueshëm në përfaqësueset kombëtare.