Derbi Prishtina – Ballkani, Ardian Shala fton suharekasit të shkojnë e ta “pushtojnë” kryeqytetin

27.02.2020

Të shtunën klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvillon ndeshjen ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës. Ndeshja zhvillohet më 29 shkurt 2020 me fillim prej orës 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” – Prishtinë. Ndërsa në përkrahje të klubit ka dalur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherish edhe kryetari i […]

Derbi Prishtina – Ballkani, Ardian Shala fton suharekasit të shkojnë e ta “pushtojnë” kryeqytetin

Të shtunën klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani zhvillon ndeshjen ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet më 29 shkurt 2020 me fillim prej orës 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” – Prishtinë.

Ndërsa në përkrahje të klubit ka dalur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherish edhe kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala.

Deputeti Shala i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Suharekës së bashku të shkojmë në numër sa më të madh të festojmë e ti gëzohemi arritjes së djemve tanë.

Këtë përkrahje e thirrje Ardian Shala e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku edhe i ka bashkangjitur një foto me njoftim rreth ndeshjes.

“Xhebrailat & FC Ballkani.
Të gjitha rrugët, të shtunën destinacionin e kanë Prishtinën. Më të notivuar se kurrë, më të bashkuar se asnjëherë, e gjithë Suhareka sytë i ka në “Fadil Vokrri. Aty shkëlqimi i luanëve tanë do t’i jep formë kampionatit. Ata kanë nevojë për ne, për mbështetjen tonë. Andaj ejani të gjithë, ta pushtojmë kryeqytetin për t’i treguar edhe atyre se në sport, Kosova tashmë e ka kryeqytetin e vet, Suharekën”, thuhet në njoftim.

Transporti: Gratis, Hyrja 2 Euro, Tubohemi te Palestra “13 Qershori” – Suharekë, Ora: 14:00, Nisja: 15:30.