Ndahet nga jeta i riu Durak Gashi
10.08.2026
Është ndarë nga jeta i riu Durak Gashi nga fshati Sopijë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur edhe komunitetin e tifozëve “Xhebrailat”, pjesë e të cilit ishte Duraku.
Ndarja e tij e hershme nga jeta ka shkaktuar pikëllim të madh, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëudhëtarët e tij në tribuna po përballen me një humbje të rëndë.
U prehtë në paqe, Dori!

