Zyba: “Shteti nuk do të devollizohet”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj protestës së bizneseve, të cilat sot për dy orë bllokuan hyrjet e Prishtinës në kundërshtim të liberalizimit të tregut energjetik.
Zyba ka shkruar qartë dhe prerë në reagimin e tij: “Republika e Kosovës nuk mund të devollizohet. Pikë. Shteti bashkëjeton me biznese ama koha kur shteti ka punu për disa ka përfunduar.”
Zyba ka shkruar qartë dhe prerë në reagimin e tij: “Republika e Kosovës nuk mund të devollizohet. Pikë. Shteti bashkëjeton me biznese ama koha kur shteti ka punu për disa ka përfunduar.”
Ky reagim i deputetit të VV-së vjen pas bllokimit të hyrjeve kryesore të Prishtinës nga bizneset në shenjë proteste kundër liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor. Bizneset po shprehin shqetësimin për rritjen e mundshme të çmimeve të energjisë në tregun e lirë.