Zv.ministri nga Suhareka me 727 euro në bankë

12.08.2020

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor. “Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin […]

Zv.ministri nga Suhareka me 727 euro në bankë Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

“Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij asambleisti në kuvendin komunal të Komunës së Suharekës dhe zv.ministri i MTI-së, Nexhat Ramadani, ka deklaruar 1 shtëpi banimi (35,000 euro vlerë), truall në vlerë prej 33,000 euro, tokë në vlerë prej 23,000 euro vlerë dhe 1 veturë e përfituar në vitin 2014 me vlerë prej 4000 euro (Golf 1.9 Diesel), shkruan SuharekaOnline.

Zv.Ministri Nexhat Ramadani, në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon 727 euro para të gatshme në njërën prej bankave komerciale.

Gjithashtu ai ka deklaruar pagën vjetore nga Kuvendi Komunal në Suharekë prej 3042.60 euro.