Zjarre, aksidente trafiku, vjedhje, substanca narkotike – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

02.09.2021

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës. Sot, në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve. Ajo pastaj ka raportuar edhe për situatën me COVID-19: 2698 raste, 1837 të shëruar, 86 vdekje dhe 775 […]

Është mbajtur takimi i radhës i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës.

Sot, në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtyre dy javëve.

Ajo pastaj ka raportuar edhe për situatën me COVID-19: 2698 raste, 1837 të shëruar, 86 vdekje dhe 775 aktive.

Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë z.Afrim Sylaj, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar disa raste.

15 aksidente, trafiku, 3 dëmtim prone, 1 lëndim i lehtë trupor, 3 dhunë familjare, 9 vjedje, 2 kanosje, 1 armëmbajtje pa leje, 6 shpërthim zjarri, 1 vjedhje e pyllit, 1 posedim i substancave narkotike, 1 vjedhje e veturës, 1 tentim grabtije.