Vrasësi i heshtur, Suhareka neglizhon ditën botërore kundër kancerit

Vrasësi i heshtur, Suhareka neglizhon ditën botërore kundër kancerit
Herolind Bytyçi

04.02.2020 / Suhareka

Sot është shënuar Dita Botërore Kundër Kancerit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri.

Për rreth një vit 1 mijë e 586 kosovarë janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Shifër kjo 3 për qind më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar. Ndërkohë, mosha mesatare e të prekurve me kancer është rreth 50 vjet.

Përderisa Komuna e Prizrenit ka shënuar Ditën Botërore Kundër Kancerit duke ofruar shërbim të ri të analizave të tumor markerëve, që mundëson identifikimin e hershëm dhe me saktësi të të gjiha llojeve të kancerit, në Komunën e Suharekës kjo ditë ka kaluar pa asnjë aktivitet.

LEXO EDHE:  Aksident trafiku në fshatin Reshtan, lëndohet një femër

Komuna e Suharekës tashmë ka krijuar shprehi duke neglizhuar personat që vuajnë nga sëmundje kronike.

Nga praktikat e vendeve tjera jemi mësuar të shohim aktivitete të ndryshme duke filluar nga ato të fushatave senzibilizuese për diagnostifikim të hershëm që qojnë në parandalimin e kancerit deri tek organizimet e ndryshme që kanë për qëllim vetëdijësimin dhe informimin e qytetarëve për sëmundjen e kanacerit.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit