Vihet gurthemeli për Qendrën Mjekësore në fshatin Mushtisht

22.06.2021

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar sot banorët e fshatit Mushtisht. Gjatë kësaj vizite kryetari Muharremaj së bashku me banorët e këtij fshati kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Mjekësore. Banorët e fshatit Mushtisht dhe të fshatrave për rreth tij shumë shpejt do të kenë kushte shumë më të mira […]

Vihet gurthemeli për Qendrën Mjekësore në fshatin Mushtisht Foto: Ilustrim

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar sot banorët e fshatit Mushtisht.

Gjatë kësaj vizite kryetari Muharremaj së bashku me banorët e këtij fshati kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Mjekësore.

Banorët e fshatit Mushtisht dhe të fshatrave për rreth tij shumë shpejt do të kenë kushte shumë më të mira dhe më të avancuara mjekësore.

Kryetari Muharremaj ka uruar banorët e Mushtishtit dhe ka premtuar se me ndërtimin e kësaj Qendre, qytetarët do të kenë shërbime të avansuara mjekësore.