Vidhet një veturë në Samadrexhë, policia po e heton rastin

23.03.2023

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit. Cak i hajdutëve në shumicën e rasteve janë lokalet, marketet, pompat e derivateve, çantat apo kuletat e njerzve në rrugë, po të njejtit synojnë të […]

Vidhet një veturë në Samadrexhë, policia po e heton rastin Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit.

Cak i hajdutëve në shumicën e rasteve janë lokalet, marketet, pompat e derivateve, çantat apo kuletat e njerzve në rrugë, po të njejtit synojnë të vjedhin edhe gjësende të mëdha siç janë makinat, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i vjedhjes së fundi është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person nga fshati Samadrexhë ka raportuar në polici se disa persona të panjohur gjatë natës kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij ku i kanë vjedhur automjetin.

Policia e Kosovës në Suharekë njofton se rasti në polici është paraqitur të mërkurën rreth orës 08:30 dhe se njësitet policore janë duke e hetuar rastin.