Vidhet një veturë me targa vendore në Suharekë, policia po e heton rastin

18.01.2023

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit. Cak i hajdutëve në shumicën e rasteve janë lokalet, marketet, pompat e derivateve, çantat apo kuletat e njerzve në rrugë, po të njejtit synojnë të […]

Vidhet një veturë me targa vendore në Suharekë, policia po e heton rastin Foto: Ilustrim

Rastet e vjedhjeve në vendin tonë kohëve të fundit kanë filluar të shënojnë rritje, fenomen ky i cili është mjaft shqetësues për shoqërinë dhe njëkohësisht sfidë për institucionet e shtetit.

Cak i hajdutëve në shumicën e rasteve janë lokalet, marketet, pompat e derivateve, çantat apo kuletat e njerzve në rrugë, po të njejtit synojnë të vjedhin edhe gjësende të mëdha siç janë makinat, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i vjedhjes së fundi është raportuar në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person ka raportuar në polici se nga disa persona të panjohur i është vjedhur automjeti i tij me targa vendore.

Poashtu, policia njofton se lidhur me rastin janë duke u marrur njësitet policore të cilat janë në hetime.