Vetëaksident në Suharekë, një veturë përplaset në një shtyllë elektrike

03.11.2022

Mospërshtatja e shpejtësisë është njëra nga shumë arsyet e aksidenteve në trafik e cila rrezikon të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Një vetëaksident ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Suharekë, ku në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull, si pasoj […]

Vetëaksident në Suharekë, një veturë përplaset në një shtyllë elektrike Foto: Ilustrim

Mospërshtatja e shpejtësisë është njëra nga shumë arsyet e aksidenteve në trafik e cila rrezikon të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Një vetëaksident ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Suharekë, ku në bazë të informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë ngasësi i automjetit i cili ka pranuar edhe tretman mjekësorë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Rr. brigada 123, Suharekë 02.11.2022 – 01:11. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasoj e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar vetë i dyshuari të cilit i është ofruar tretman mjekësorë.” thuhet në njoftimin e policisë.