[VIDEO] Qytetarët kërkojnë shërbim, ambulanta në Bllacë e mbyllur!

10.08.2020

Ndonëse është situatë pandemie dhe krahas përballjes me COVID-19 qytetarët kërkojnë edhe shërbime të tjera në QKMF dhe AMF-të në Komunën e Suharekës. Paraditën e së hënës një qytetar nga Bllaca kishte shkuar të merrte shërbim në AMF në këtë fshat por për habi rreth orës 11:00 ambulanta ishte e mbyllur. Ai ka dërguar një […]

[VIDEO] Qytetarët kërkojnë shërbim, ambulanta në Bllacë e mbyllur! Foto: Ilustrim

Ndonëse është situatë pandemie dhe krahas përballjes me COVID-19 qytetarët kërkojnë edhe shërbime të tjera në QKMF dhe AMF-të në Komunën e Suharekës.

Paraditën e së hënës një qytetar nga Bllaca kishte shkuar të merrte shërbim në AMF në këtë fshat por për habi rreth orës 11:00 ambulanta ishte e mbyllur.

Ai ka dërguar një video në redaksi ku shihet se dera e ambulantës është e mbyllur.

E kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, nuk ishte e informuar se AMF në Bllacë ishte e mbyllur.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së në Suharekë, Dr.Arbër Zenelaj, tha se mjeku gjatë asaj kohe ka qenë në qendër për furnizim me material.