Urim Kyqyku emërohet U.D. drejtor i SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë

22.10.2025

Me vendim të Komunës së Suharekës, mësimdhënësi Urim Kyqyku është emëruar Ushtrues i Detyrës (U.D.) i drejtorit të shkollës, pozitë që do ta mbajë deri në përfundimin e procedurave të konkursit për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Ky vendim vjen në kuadër të përpjekjeve institucionale për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm dhe funksional të shkollës, në pritje të përmbylljes së procesit të rregullt përmes konkursit publik.

Emërimi i përkohshëm i drejtorëve është praktikë e zakonshme në rastet kur pozitat menaxheriale mbesin të lira, për të mos ndërprerë procesin edukativo-arsimor dhe për të ruajtur funksionimin administrativ të shkollës.