Vetëvendosje fiton edhe në Savrovë, merr 207 vota

Numërimi i votave të rregullta në nivel vendi tashmë ka përfunduar, ku janë numëruar votat e 2 mijë e 382 vendvotimeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekës, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 37,54% apo 9.557 vota, pasohet nga AAK me 20.49% apo 5.218 vota, LDK e treta me 19,26% apo 4.905 vota dhe e katërta PDK me 17,05% apo 4.340 vota.

Në fshatin Savrovë të Komunës së Suharekës, janë gjithsej 1.149 qytetarë me të drejtë vote, ku prej tyre të dielën deri në ora 19:00 kanë votuar 544 votues.

Sipas rezultateve preliminare në fshatin Savrovë të Suharekës, fiton Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 207 vota në 2 vendvotime.

Sipas rezultateve preliminare në këtë fshat LVV e lë pas PDK-në me 109 vota, AAK me 92 vota, LDK me 89 vota dhe NISMA 14 vota, raporton SuharekaOnline.

2404A/01R2404A/02DTOTAL
LVV11295207
PDK7930109
LDK395089
AAK444892
NISMA41014
RAPORTO