Vendoset gur themeli i shtëpisë muze të heroit, Fadil Vata

27.11.2020

Në mesin e shumë shokëve, bashkëveprimtarëve dhe familjarëve, është vendosur sot gur-themeli i shtëpisë-muze të heroit, Fadil Vata. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se kjo shtëpi do të jetë udhërrëfyes për punën e Fadil Vatës dhe Afrim Zhitisë. Në fjalën e tij kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendosja […]

Vendoset gur themeli i shtëpisë muze të heroit, Fadil Vata Foto: Ilustrim

Në mesin e shumë shokëve, bashkëveprimtarëve dhe familjarëve, është vendosur sot gur-themeli i shtëpisë-muze të heroit, Fadil Vata.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se kjo shtëpi do të jetë udhërrëfyes për punën e Fadil Vatës dhe Afrim Zhitisë.

Në fjalën e tij kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendosja e këtij gurthemeli është një nder për figurën dhe idealin e Fadil Vatës.

“Fadili ishte veprimtar i pathyeshëm, i rrallë edhe ndër vet aktivistët e asaj kohe. Ishte shtyllë e lëvizjes patriotike të shqiptarëve në vitet e njohura të demonstratave të 1981. I burgosur nga regjimi i ish-Jugosllavisë, por deri në fund i vendosur për t’i forcuar strukturat politike, të cilat më pas edhe themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Fjalë prekëse për këtë investim kishte edhe vëllau i Fadil Vatës, Ramë Vata, i cili tha se gjeneratat e ardhshme do të mësojnë për veprën e Fadil Vatës dhe shokëve të tij.

Për shtëpinë dhe Fadil Vatën ka folur edhe Sadik Halitjaha, i cili ka shquar lart veprimtarinë e Fadil Vatës, si një pikë takimi për qështjen kombëtare.