Në 33-vjetorin e vdekjes, nderohet dhe respektohet vepra e heroit Fadil Vata
Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve ‘80-ta. Në shënimin e 33 vjetorit të vdekjes së heroit Vata ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ramush Haradinaj. “Heroi Fadil Vata, është personaliteti ideal që na mëson se si duhet dhe nderohet […]
Vata ishte njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të viteve ‘80-ta.
Në shënimin e 33 vjetorit të vdekjes së heroit Vata ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ramush Haradinaj.
“Heroi Fadil Vata, është personaliteti ideal që na mëson se si duhet dhe nderohet atdheu.
Ai ishte frymëzim i luftës për lirinë e vendit.” ka shkruar Muharremaj në facebook.
Rikujtojmë se Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë.
Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politike.
Larg atdheut fizikisht dhe me shumë brenga që nuk mundi t’i vazhdoj idealet e tij të nisura për atdheun, me datë 25 prill të vitit 1990 zemra e tij pushoi së rrahuri në mërgim.