Vataj e Kurtishaj impresionohen nga arritjet e Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”

Në vazhdën e takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ramë Vataj dhe Ruzhdi Kurtishaj, të mërkurën kanë vizituar Fabrikën e Mobileve “Te Naseri”.

Gjatë kësaj vizite ata janë njoftuar për së afërmi me procesin e punës që nga prodhimi e deri te shitja e produkteve.

Pronari i kësaj fabrike, Naser Gashi, ka bërë të ditur se roli i bizneseve prodhuese është kyç në zhvillimin ekonomik.

Ai gjithashtu para kandidatëve ka prezantuar edhe arritjet e ndërmarrjes që udhëheq si në tregun vendor gjithashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Në anën tjetër Ramë Vataj ka shprehur mirënjohje për të arriturat e Fabrikës së Mobileve “Te Naseri” ku u shpreh i impresionuar nga numri i madh i grave të punësuara.

RAPORTO