Hoxhaj, Vataj, Kuçi dhe Baraliu-Halili takohen me qytetarët: PDK fuqia e ndryshimit!
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Suharekë, së bashku me kandidatët për deputet, Dr. Enver Hoxhaj, Ramë Vataj, Qefsere Kuçi dhe Gresë Baraliu Halili, kanë zhvilluar takime me banorët e fshatrave Vraniq dhe Reqan.
Në këto takime, përfaqësuesit e PDK-së kanë shprehur bindjen se partia e tyre është fuqia e vetme politike që mund të sjellë ndryshime të mëdha për Kosovën, Suharekën dhe çdo qytetar.
“PDK është fuqia e vetme politike e ndryshimeve të mëdha për Kosovën, për Suharekën dhe për çdo qytetarë,” u tha banorëve nga përfaqësuesit e PDK-së.
Ata kanë theksuar se këtyre ndryshimeve do t’u prinë deputetët e tyre, të cilët do të marrin besimin e qytetarëve.
Takimet me banorët e Vraniqit dhe Reqanit kanë shërbyer si një mundësi për kandidatët e PDK-së që të dëgjojnë nga afër shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, si dhe për të prezantuar programin e tyre politik.
PDK-ja ka premtuar se do të punojë për përmirësimin e kushteve të jetesës, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së të gjithë qytetarëve.