Ushtarja e KFOR-it në Suharekë, Jeanne Grob përfundon mandatin takohet me Mihrije Sukën

03.10.2025

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka bërë të ditur se që nga viti 2018 ka pasur kënaqësinë dhe privilegjin të bashkëpunojë ngushtë me KFOR – LMT në kuadër të takimeve dyjavore për koordinimin lokal të sigurisë.

Ajo e ka cilësuar këtë partneritet si një shembull të besimit, bashkëpunimit dhe përkushtimit në shërbim të komunitetit.

“Në këto 8 vite me radhë, ky bashkëpunim ka qenë një përvojë e çmuar,” ka deklaruar Suka, duke shprehur falënderim të veçantë për të gjithë pjesëtarët e KFOR-it që kanë kontribuar ndër vite në këtë proces.

Në veçanti, ajo ka ndarë një moment personal me ushtaren Jeanne Grob, e cila po e përmbyll mandatin e saj.

“Jeanne Grob, të uroj shëndet, suksese dhe shumë arritje në karrierën tënde të mëtejme. Faleminderit për lulet!” – ka shkruar Suka.