Tre vite pa regjisorin, Bekim Lumi
Tre vite më parë më 30 korrik 2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë, i është dhënë lamtumira e fundit regjisorit të njohur dhe profesorit të Arteve, Bekim Lumit. Bekim Lumi (17.12.1966 – 30.07.2018), ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare, pas një sëmundje të vështirë që i zgjati për dy vjet. Si artist e si […]
Tre vite më parë më 30 korrik 2018 në varrezat e qytetit në Prishtinë, i është dhënë lamtumira e fundit regjisorit të njohur dhe profesorit të Arteve, Bekim Lumit.
Bekim Lumi (17.12.1966 – 30.07.2018), ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare, pas një sëmundje të vështirë që i zgjati për dy vjet.
Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbrazëti të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk rreshti për tri dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës
Gjatë viteve 1987 – 1991 ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës. Kurse gjat viteve 1992 – 1996 ka mbaruar studimet për Regji Teatri, në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Agim Qirjaqit. Në të njëjtin univerzitet, me 2010 ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës.
Nga viti 2002 deri në vitin 2008 ka punuar si gazetar i fushës së kulturës në radion “Evropa e Lirë”.
Përgjatë këtyre viteve, ai ka punuar si regjisor i pavarur, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Teatrin “Dodona” si dhe ka realizuar projekte teatrore me kompaninë e tij teatrore “Loja”.
Disa nga shfaqjet e tija kryesore janë: “Mesimi”, “Galani”, “Arushani & Fejesa”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “Këmisha e gjakut”, “Dillerat”, “John Cage’s Hamlet”, “Nana dhe fëmija” dhe e fundit “Arturo Ui”.
Me shfaqjet e tija, ai ka qenë pjesmarrës në dhjetra festivale të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë e në vende të tjera.
Bekim Lumi, me punën e tij si regjisor është shpërblyer me shumë cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndër të cilat edhe: në vitin 2006, me shfaqjen “Mësimi”, në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Lugano të Zvicrës ka fituar cmimin kryesor për shfaqjen më të mirë; Në vitin 2016 ka fituar “Cmimin Vjetor për Shfaqjen më të mirë”, të cilën e ndanë Ministria e Kulturës e Kosovës.
Lumi ka qenë botues dhe kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja” e cila është botuar në Kosovë nga viti 2006 deri në vitin 2010. Bekim Lumi është autor I dhjetra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.
Nga viti 2013 ka punuar si profesor në Fakultetin e Arteve, dega e regjisë së Teatrit.