Tre deputetët nga Suhareka që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës

13.03.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. KQZ-ja ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, AAK-ja 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 10 ulëse. Ndërsa, deputetët nga Komuna e […]

Tre deputetët nga Suhareka që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mëngjesin e së shtunës ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ-ja ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, AAK-ja 8 ulëse, ndërsa Lista Serbe 10 ulëse.

Ndërsa, deputetët nga Komuna e Suharekës që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës janë: Salih Zyba (LVV) me 10,350 vota, Albena Reshitaj (AAK) me 5,916 vota dhe Albana Bytyqi (AAK) me 4,420 vota, raporton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se në Komunën e Suharekës Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë gjithsej 11.843 vota apo 41,143% duke lënë pas Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5.366 vota apo 18.642%.