Transparenca në prokurimin publik, Suhareka është vlerësuar me 24 pikë

07.05.2021

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në raportin Indeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2020 për 38 komuna të Kosovës, e ka radhitur Komunën e Suharekës në vendin e 16 me gjithsej 78.38 pikë nga 100 të mundshme për transparencë. Indeksi tregon gjithashtu progres të konsiderueshëm në transparencën e prokurimit publik në nivelin lokal të qeverisë. […]

Transparenca në prokurimin publik, Suhareka është vlerësuar me 24 pikë Foto: Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në raportin Indeksi i Transparencës në Qeverisjen Komunale 2020 për 38 komuna të Kosovës, e ka radhitur Komunën e Suharekës në vendin e 16 me gjithsej 78.38 pikë nga 100 të mundshme për transparencë.

Indeksi tregon gjithashtu progres të konsiderueshëm në transparencën e prokurimit publik në nivelin lokal të qeverisë.

Sipas monitorimit të KDI-së dhe USAID-it Komuna e Suharekës nga 38 komuna të Kosovës, radhitet në vendin e 24-të nga 25 pikët maksimale për transparencë në prokurimin publik.

Në 6 shtyllat kryesore të matjeve Suhareka vlerësohet si vijon:

  • Prokurimi publik përfshirë ankandet publike prej 30 pikëve maksimale, Suhareka vlerësohet me 24 pikë
  • Transparenca buxhetore prej 25 pikëve Suhareka vlerësohet me 15.63 pikë,
  • Qasja në dokumente publike nga 10 pikë maksimale, Suhareka vlerësohet me 10 pikë
  • Informimi dhe pjesëmarrja e publikut prej 15 pikëve maksimale, Suhareka vlerësohet me 15 pikë
  • Grantet dhe financimi prej 10 pikëve maksimale, Suhareka vlerësohet me 7.50 pikë
  • Etika profesionale dhe konfliktet e interesit prej 10 pikëve, Suhareka vlerësohet me 6.25 pikë